“Na shikonin në dritë të syrit”, dëshmitë rrëqethëse të ekipit shqiptar që ndihmoi Turqinë pas tërmetit

15:10 | 21 Shkurt 2023
A. B.

Disa prej anëtarëve të tre ekipeve që shkuan në Turqi për të ndihmuar në nxjerrjen e trupave të mbetur në rrënoja kanë dhënë dëshminë e tyre.

“Më shumë se mirënjohje për efektivët e guximshëm të Forcave të Armatosura që u përfshinë pa u lodhur në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit shkatërrues në Turqi. Përpjekjet dhe puna juaj e lavdërueshme, na e ngrenë kokën lart dhe na bëjnë të ndjehemi krenarë që ishim ndihmë në ditë të vështira për ata që patën nevojë”, shkruan ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi krahas videos.

Një tërmet me magnitudë 7.8 goditi pjesën juglindore të Turqisë dhe Sirinë fqinje më 6 shkurt, duke vrarë më shumë se 46,000 njerëz dhe duke lënë më shumë se një milion njerëz të pastrehë, së bashku me një kosto ekonomike që pritet të shkojë në miliarda dollarë.

Në Siri, janë raportuar më shumë se 5,800 vdekje, kryesisht në veriperëndim. Shifra nuk ka ndryshuar për disa ditë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se rreth 26 milionë njerëz në të gjithë Turqinë dhe Sirinë kanë nevojë për ndihmë humanitare. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme