Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat dhe kryebashkiakët në kuadër të sigurisë për turistët.
Gjatë falës së tij kreu i qeverisë u shpreh se Shqipërisë i duhet një turizëm cilësor dhe jo shifror. Ndër të tjera ai tha se turizmi solli 4.2 miliardë euro gjatë vitit 2023 për vendin.
“Vijmë te arsyeja e takimit dhe tek nevoja për të kuptuar sa e rëndësishme është kjo qenë bëjmë të gjithë në nivelet e qeverisjes. Si dhe në të gjithë ndërveprimin e sektorit privat në harmoni me njëri-tjetrin për të garantuar që kjo kërkesë të vijë në rritje dhe të mos ulet nga cilësia, duhet të jemi shumë të shqetësuar nga ky rrezik. Nuk duhet ta lëmë këtë në rrjedhje të lirë., ne nuk na duhet një Shqipëri distancon i turizmit masiv, nuk na duhet thjesht të rrisim numrin. Ne na duhet një vend që i ekuilibron të gjitha shtresat dhe kategoritë e turizmit dhe që arrin të formuloje një ofertë ku nuk janë numrat në pamje të parë që kanë rëndësi, por cilësia e numrave. Kjo do të thotë që në varësi nga kapaciteti i konsumit të një turisti përcaktohet sa interes ke dhe me çfarë pasojash e ushqen në mënyrë që të kesh 1 milion turistë që të konsumojnë pak çdo ditë, apo të kesh 100 mijë që konsumojnë shumë çdo dite. Ata 100 mijë mund të sjellin të ardhura më shumë se ata 1 milion që konsumojnë më pak.
Duet të nxisim investimet që sjellin zgjerimin e kapaciteteve për turistët që shpenzojnë më shumë duke ruajtur natyrën dhe bukuritë e vendit që janë tërheqëse se janë të paprekura nga shtrirja e infrastrukturës dhe duke pasur parasysh se kjo duhet të vijë e kombinuar me një rritje të cilësisë së shërbimit. Sot ka një fakt që e them për shkak të komenteve të tjerëve lirisht nga njerëzit që ne nuk na duhen aeroportet, fluturimet, sa turistë erdhën e sa do vijnë…duke marrë komentin e një zonje në rrjetet sociale thoshte ‘boll na lodhe me vrimat tuneleve se populli do bukë’, dhe shtonte “merru me mësuesit”. Me shumë mundësi do jetë mësuese. E mora këtë koment për të shpjeguar se të gjithë njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm se çfarë do të thotë turizmi për pagat, të ardhurat. A thua se rritja e pensioneve është çështje dëshire. Rritja e pagave dhe pensioneve lidhen me kapacitete financiar që ti ke. Nëse rrit pagat dhe pensionet… lidhja është që nga truizmi ne kemi përfituar vitin e shkuar si vend 4.2 miliardë euro, jo si shtet apo qeveri. Ata që pyesin ku shkuan kosto, duhet t’u japim përgjigje që këto para shkuan te njerëzit“, u shpreh Rama.
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...