Angazhimi Mysliman për të Drejtën (AMD) ka ngritur një kërkesë për investigimin dhe marrjen e masave ndaj punonjëve që kanë shfaqur sjellje e qëndrime diskriminuese islamofobe në shkolla dhe në media gjatë ditëve të para të muajit të Ramazanit në Shqipëri.
Sipas AMD sjellje të tilla janë shfaqur në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, ku një mësuese i thotë një nxenseje gjatë orës së fiskulturës se përse ajo agjëronte, pasi kjo ia vështirësonte pjesëmarrjen aktive në lojë.
Gjithashtu po në këtë shkollë mësuesja Etleva Meço, i ka këshilluar nxënësit që të mos agjëronin muajin e shenjtë.
Ndërkohë një rast tjetër është shfaqur edhe në emisionin e Rudina Magjistarit në televizionin kombëtar Klan, ku mjekja e Spitalit Amerikan, Areti Pojani shprehte shqetësimin për shtimin e rasteve të pacientëve agjërues që paraqiten pranë shërbimit të urgjencës së këtij spitali për të kërkuar ndihmë mjekësore.
“Rëndesa në këtë rast, është së pari në pyetjen legjitime: A mund të konfirmojë Spitali Amerikan se sa pacientë janë paraqitur pranë shërbimit të tij të urgjencës me patologji apo shenja klinike të shkaktuara nga agjërimi në këto ditë? Tashmë, është Spitali Amerikan që duhet të bëjë me dije një fakt të tillë, frekuencën rasteve klinike, emrat përkatës të pacientëve agjërues, dhe provat që ata nuk vuajnë nga asnjë sëmundje tjetër kronike, siç ka pretenduar në ligjërimin e saj mjekja në fjalë ‘raste në urgjencë për individë jo të sëmurë’. Në të kundërt, intervista e saj, është një sajesë dhe gënjeshtër dashakeqe” shkruan AMD.
Këtë letër ata ja drejtojnë Drejtorit të Drejtorisë Arsimore Rajonale Tiranë, Znj. Arjola Byzyka, Drejtorit të Përgjithshëm të Televizionit Kombëtar KLAN, Z. Aleksandër Frangaj, Drejtorit të Përgjithshëm të Spitalit Amerikan, Z. Klodian Allajbeu, Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Z. Skënder Bruçaj dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Z. Robert Gajda ku i bëjnë thirrje të investigojnë problemet e ndodhura më sipër.
Gjithashtu i kërkojnë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ti garantojë besimtarëve mbrojtjen nga diskriminimi.
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...