Me mijëra besimtarë myslimanë kanë falur Kurban Bajramin mëngjesin e sotëm në sheshin Skëndërbej. Në fjalën e tij, myftiu i Tiranës, Ylli Gurra e vuri theksin tek dashuria si element ndërlidhës për të garantuar paqe e mirëqenie shpirtërore.
Më pas, duke dashur të bëjë dallimin nga hera e fundit që Sheshi Skënderbej u përfshi në debate gjatë faljes së Bajramit, Ylli Gurra përmendi figurat që bashkojnë kombin, duke përfshirë Gjergj Fishtën.
“Historia e këtij vendi është shkruar me gjakun e djersën e Haxhi Vebi Dibrës, e At Gjergj Fishtës, e dhjetëra e dhjetëra të tjerëve”, tha Ylli Gurra, Myftiu i Tiranës
Në fund, për të thënë se sheshi Skënderbej është simbol i bashkimit, Myftiu i Tiranës shpalosi një flamur kombëtar, duke thënë se të gjithë myslimanët duhet të kenë mision lartësimin e tij.
“Është simboli që i ka përbashkuar shqiptarët në Veri e Jug, Lindje e Perëndim. Është verdikti i dijetarëve tanë të çmuar e të papërsëritshëm. Na ka bashkuar myslimanë e të krishterë për të jetuar në paqe në një atdhe të përbashkët , ku secili gjen Zotin në mënyrën më të drejtë”, tha Myftiu i Tiranës
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...