Muzikë e lartë përtej orarit, gjobë 10 milionë lekë lokalit në Durrësit

12:19 | 9 Shtator 2020
Arbresh.info

I gjetur në shkelje me muzikë të lartë përtej orarit 20.00 të mbrëmjes, policia ka gjobitur një lokal në Durrës.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar dhe ndëshkuar një subjekt në lagjen nr. 13, Durrës,

pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë të lartë pas orarit të përcaktuar në Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Për subjektin në fjalë, me pronar shtetasin H. D., shërbimet e policisë kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme