Mustafa tregon se çfarë duhet të bëjë opozita

17:59 | 28 Shkurt 2019
Arbresh.info

Politikani, shkrimtari dhe diplomati Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 komentoi zhvillimet më të fundit politike, duke u ndalur tek vizta e delegacionit të PE-së, të cilët i cilësuan raste të izoluara ato të blerjes së votave.

Në këtë drejtim, Mustafaj thotë se ndërkombëtarët zgjedhin të bëjnë gjënë më të lehtë, t’i bëjnë presion palës më të dobët, në këtë rast opozitës.

“Gjithmonë është më e lehtë ti bësh presion opozitës, këtë rrugë xgjedhin ndërkombëtarët, më të lëhtën por edhe për faktin se është opozita ajo që ka braktisur parlamentin. Nuk ka ndonjë surprizë në sjelljen e tyre”,- u shpreh ai.

Megjithatë, Mustafaj këshillon se opozita duhet të tregohet shumë e durueshme me ta.

“Nga opozita kërkohet një gjë esenciale, durimi. Nuk duhet aspak nervozizëm me ndërkombëtarët, pra duhet të jenë të durueshëm. Të bëjnë atë që se kanë bërë më parë, shpjegimin me argumente të vendimit të tyre. Pra, të tregojnë me fakte se masa ekstreme e marrë prej tyre nuk është kaprico”,- shtoi Mustafaj.

Rrezikun e mos hapjes së negociatave, ish-ministri i Jashtëm Mustafaj nuk e lidh aspak me vendimin ekstrem të opozitës.

“Vendimi për çeljen e negociatave merret nga Këshilli i Ministrave të BE. Dekarata për gotën që shihet herë gjysmë plot dhe herë gjysëm bosh trego se ky vendim do jetë negativ edhe në qershor, çfarëdo që të bëjë Shqipëria. Ministrat e jashtëm janë të njëjtët, asnjëri nuk ka ndryshuar, ashtu siç nuk kanë ndryshaur edhe opinionet e tyre”,- tha Mustafaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme