Në monologun e sotëm, Mustafa Nano foli rreth listës së shumë përfolur që u shpërnda, ku tregohej një listë emrash të disa personaliteteve shqiptare që kishin përfituar para nga një fond sekret grek. Në këtë listë ishte dhe emri i Nanos.
Mustafa Nano: “Ka qarkulluar një listë shqiptarësh të njohur që me demek kanë marrë para nga shteti grek. Në atë listë është dhe emri im dhe portalet në gjuhën tonë kanë harbuar në këtë rast si rrallë herë. Gazeta online dhe kolegë të mi më kanë skandalizuar me lojërat që kanë bërë. Gazeta Dita njoftonte me një titull që nuk të linte indiferent “Shpëtim Idrizi, Muç Nano dhe Ervin Salianji vini re emrat që janë bërë bashkë kanë marrë miliona euro nga Greqia. Gazeta Tema si dashamirëse ndaj meje.. është vërtetë dashamirëse, nga dashamirësia për mua më ishte ngulur një thikë pas shpine. Kishte publikuar listën, por emrin tim e kishte hequr për të më mbrojtur. Nuk kishte mënyrë më të ligë për të më goditur. Ndërsa Gazeta Express në Kosovë e kishte veçuar që në titull emrin tim teksa raportonte për lajmin që flitej për emrat e personazheve publikë që na qenkan paguar nga grekët kjo gazetë kishte zgjedhur këtë titull: “Përveç Mustafa Nanos edhe gazetarë e analistë të tjerë që janë paguar nga Greqia”. Vini re. Përveç Mustafa Nanos që dihet që është i paguar. Ça gallate. Faleminderit shumë Berat Buzhala do ta mbaj vëth në vesh këtë insinuatë veç rri i sigurtë dhe i qetë pasi nuk di ta bëj këtë që bën ti. Kështu që mos mendo se mund të ta kthej ndonjëherë me të njëjtën monedhë”.
Ai tregoi edhe lajmin që i kishte bërë më shumë përshtypje dhe që ishte shpërndarë njësoj në disa media të financuara nga shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë.
Mustafa Nano: “Por më e bukura ishte më disa portale të financuar nga shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë që kishin nxjerrë një lajm më vetë veç lajmit të madh dhe lajmi ishte i njëjti në të gjitha portalet. I njëjti me pikë dhe me presje. Në të thuhej: “Mustafa Nano i njohur për deklaratat e tij antishqiptare që ka shpikur teorinë e tij se shqiptarët e Kosovës kanë gjak serbi është në listën e njerëzve të medias që raportet thonë se është paguar nga Greqia. Ndërkohë është bërë lista me gazetarë shqiptarë, pronarë portalesh, aktorë dhe politikanë, të cilat i kanë shërbyer interesave të dirigjuar nga ministri Kotzias. Në to thuhet se Mustafa Nano ka marrë euro nga Greqia për të shkruar se shqiptarët nga Kosova kanë origjinë serbe”.
Pikërisht në lajmin e mediave, Nano veçoi disa momente.
Mustafa Nano: “Momenti i parë. Mustafa Nano i njohur për deklaratat antishqiptare. Duhet të jenë shumë për aq kohë sa deklaratat janë në shumës. Por nuk i thonë të gjitha deklaratat, thonë vetëm një deklaratë timen antishqiptaredhe kjo deklaratë është Mustafa Nano ka shpifur teorinë e tij se shqiptarët e Kosovës kanë gjak serbi. E kam thënë unë këtë? Jo unë nuk e kam thënë këtë. Unë kam thënë diçka tjetër që serbët e shqiptarët kanë dhënë dhe marrë gjatë shekujve me njëri-tjetrin,. Janë kacafytur me njëri tjetrin, por kanë bërë edhe luftëra të përbashkëta. Një prej tyre është dhe beteja e vitit 1309 në Fushë-Kosovë apo jo”?
Ai renditi një sërë arsyesh, në të cilat shqiptarët dhe serbët janë ndërthurur me njëri tjetrin, deri te martesa dhe për këtë arsye sipas Nanos edhe mes serbëve ka pak gjak shqiptarësh dhe mes shqiptarësh kanë pak gjak serbi. Kjo është teoria e Mustafa Nanos.
Mustafa Nano: “E kuptoni? Grekët nuk më kanë paguar që t’u shërbej atyre, por që të them se shqiptarët kanë gjak serbi. Më paska dhënë 30 mijë euro për të thënë një gjë që nuk ka lidhje fare me grekët. Më në fund është momenti ku thuhet se grekët kanë paguar listën e shqiptarëve të paguar, por këtë lajm të rremë nuk po ua marr për të madhe këtyre portaleve pasi këtë gjë e kanë thënë të gjitha gazetat online dhe kanë publikuar emrin e gazetës që sipas tyre kanë bërë publikimin. Gazeta greke quhet Elefteri Ora. Çfarë pacipësie! Në gazetë nuk ka pasur asnjë lajm të tillë dhe mua më vjen për të vjellë për të gjithë atyre gazetave dhe gazetarëve që kanë publikuar këtë rrenë pa bërë asnjë lloj verifikimi thjesht ngaqë janë eksituar nga disa emra aty brenda. Turp t’ju vijë. Një mijë herë turp”.
Prokuroria jep detaje lidhur me arrestimin e një serbi i dys...
Celibashi: 1.7 miliardë lekë duhen vetëm për votim elektroni...
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...