Varrezat dhe shkollën “Tahir Sinani” në Kodër të Kuqe në Babrru i ndan një mur rrethues, por qe nuk e pengon aspak fushëpamjen nga klasat.
Pjesë e njësisë administrative Paskuqan, varrezat janë ndërtuar në vitin 1997, 21 vite më parë, ndërsa shkolla, 2 vite më vonë. Për drejtuesit e shkollës, këtë problem shumë vjeçar e kanë njohur edhe organet përgjegjëse, por ai që refuzon zgjidhje sipas tyre është pushteti lokal, bashkia Kamëz.
“Ngritja e murit rrethues me rreth 2 meter, mbjellja e pemeve të larta ose zhvendosja e shkollës. Nga pushteti qëndror është premtuar dhënia e fondit për ndërtimin e një shkolle të re, por nga pushteti lokal përgjigja ka qenë : nuk kemi vend konkret ku ta ndërtojmë shkollën”, thotë Maliq Qoku, nëndrejtor i shkollës “Tahir Sinani”.
Një ditë pas transmetimit të lajmit në Top Channel, reagon Bashkia Kamëz, e cila hedh poshtë argumentin e drejtuesve të shkollës.
“Muri real që është pjesa rrethuese e parcelave do të ngrihet në ato nivele që s’do të jetë kërcënim vizual për nxënësit. Ndërsa për pjesën e ambientit që ka komunikim pamor me parcelat do të jetë totalisht e izoluar dhe nuk do të ketë fushëpamje për këtë ambient. Shpresojmë që të jetë brenda 2018 por brenda vitit do të bëhet realizimi i projektit”, thotë Artan Dervishi, Bashkia Kamëz.
Sipas Dervishit, dritaret që kanë pamje të drejtpërdrejtë nga varrezat do të vishen me xhama akulli, për të fshehur dukjen e parcelave. Megjithatë, kjo nuk është zgjidhje, pasi siç treguan edhe vetë mësuesit për Top Channel, një ditë më parë, askush nuk mund të ndalojë njerëzit të qajnë të familjaret e tyre, vajtime që nxënësit do t’i dëgjojnë sërish, edhe pas këtij investimi.
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë