Meteoalb ka nxjerrë tablonë termike për muajin prill dhe thotë se nga kjo e shtunë e deri në datën 20 të këtij muaji, temperaturat mesatare ditore në vendin tonë do të jenë 3 gradë më të larta se vlerat normale të këtij muaji.
NJOFTIMI
TABLOJA TERMIKE – PRILL 2018: gjatë periudhës 7 – 20 prill parashikohet që temperaturat mesatare ditore në Shqipëri të jenë mesatarisht 3°C mbi vlerat normale mujore të prillit, më e theksuar kjo anomali në zonat Lindore dhe kryesisht gjatë periudhës 7 – 15 prill 2018. Ndërsa 10-ditëshi i fundit i muajit prill sjell temperatura shumë pranë vlerave normale mujore.
Edhe Kosova, gjatë së njëjtës periudhë pritet të shënojë temperatura mesatare ditore 3 – 4°C mbi normalet mujore të prillit ndërsa java e fundit e prillit sjell vlera tipike të prilli.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...