Google ADS

Muaji i Ramazanit, Veliaj: Për njerëzit në nevojë iftarët në qendrat sociale

21:58 | 5 Maj 2019
Trina Galanxhi

Nesër besimtarët myslimanë startojnë muajin e madhërishëm të Ramazanit, muaj i cili kalit devotshmërinë njerëzore dhe sjell më shumë falje dhe bashkëpunim.

Në ndër të këtij muaji të shenjtë, Bashkia e Tiranës ka vendosur pranë çdo xhamie e medreseje urimet që kanë zbukuruar kryeqytetin tonë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj siguron se i gjithë stafi i Bashkisë së Tiranës do të mobilizohet për iftarët në qendrat sociale.

“Punëtorët e Bashkisë së Tiranës duke vendosur pranë çdo xhamie e medreseje urimet e qytetit tonë për muajin e Ramazanit! Ky është një muaj për më shumë bamirësi e solidaritet ndër ne. I gjithë stafi ynë do të mobilizohet për iftarët në qendrat sociale në këto ditë të shenjta”, shprehet Veliaj.
Bashkia e Tiranës, ashtu siç e ka bërë traditë tashmë prej katër vitesh për çdo festë të shenjtë të të gjitha besimeve fetare, mirëpret në qendrat e saj sociale dhjetëra familje në nevojë, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuar

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme