Google ADS

MPJ: Dënojmë sulmin terrorist në Londër! Nuk ka shqiptarë të lënduar

20:58 | 22 Mars 2017
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dënon me forcë sulmin e ndodhur sot në Londër.

Përmes një komunikate të shpërndarë për mediat, Ministria e Jashtme e Shqipërisë, shpreh solidaritetin me partnerët britanikë, në luftën kundër terrorizmit.

Po ashtu Ministria e Jashtme thekson se deri më tani, si nga informacionet e marra nga ambasada e Shqipërisë në Londër, apo edhe informacionet paraprake nga policia britanike, njoftohet se nuk ka shqiptarë të lënduar.

“Nga verifikimi paraprak i policisë londineze nuk ka shtetas shqiptarë midis viktimave apo të plagosurve. MPJ dhe Ambasada e Shqipërisë në Londër do të vijojnë të ndjekin situatën.” Theksohet në komunikatën e MPJ-së.

Londra u përfshi ditën e sotme nga një sulm terrorist, fare pranë parlamentit britanik, dhe Kryeministres Theresa May. Nga sulmi raportohet se deri më tani janë 4 viktima, si dhe dhjetëra të plagosur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme