Në lidhje me rastin e dy motrave nga Kruja të cilat janë abuzuar seksualisht nga banorët e fshatit reagoi edhe reagimi i Bashkisë së Krujës.
“I kemi pasur në vëmendje këtë familje, motrat trajtohen me asistencë të dyja, 40 mijë lekë.
Motrat fitojnë shërbim kujdestarie. Jemi përpjekur ti rehabilitojmë në qendrat sociale, por motrat nuk kanë qëndruar. Do tentojmë sërish, do bëjmë të pamundurën për dy motrat”, thuhet në reagim.
Në fshatin Brret të Krujës jeton familja e Xhemal Balliut, ku të katër pjesëtarët e kësaj familje janë me probleme mendore.
Familja është strehuar në një banesë të braktisur nga një banor vendas, jetojnë edhe dy motrat Lindita 40 vjeç dhe Dëshira 35 vjeç, të dyja me probleme mendore.
Dy motrat janë abuzuar seksualisht nga banorët e zonës, duke sjell në jetë edhe disa fëmijë.
Lindita ka lindur 4 fëmijë, vetëm dy nga fëmijët rritet në shoqatën e bamirësie në Krujë. Ndërsa një tjetër i ka vdekur nga zjarri në shtëpi dhe njëri nga një sëmundje. Dëshira ka lindur 3 fëmijë por i kanë vdekur nga pakujdesia.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...