Moderatorja Sonila Meço ka publikuar në profilin e saj një foto të një gazete gjermane, në të cilën renditen kandidatët për këshilltarë bashkiakë të Schwabach.
Në foto, shihet dhe Rezarta, motra e Sonila Meços e cila ka nisur zyrtarisht fushatën në Gjermani, shkruan newsbomb.al
‘Rezi në fushatë, zyrtarisht. Motër krenare’, shkruan moderatorja ndërsa publikon foton e gazetës kur renditen kandidatët për këshilltarë, mes tyre dhe motra e Sonila Meços, Rezarta.
‘Në Shqipëri e kemi harruar atmosferën e zgjedhjeve normale, ku njerëzit ndihen të rëndësishëm, sepse vota e tyre vlen, sepse pritshmëritë e tyre adresohen, sepse takimet elektorale janë forume idesh, përballje alternativash.
Motra ime, Rezi, tashmë ka konsoliduar angazhimin e saj politik, si këshilltare bashkiake. Në mars Bavaria shkon në zgjedhje lokale, kandidatët për këshilltarë bashkiakë kanë publikuar posterin me emrat e tyre, me lista të hapura, me cv të plotë.
Doktoraturat, përvoja në administrim, formimi akademik dhe kulturor dominojnë përfaqësimin.
Si për të kujtuar se si duhet të ngjajë një fushatë dhe për kënaqësi shpirti…’, shkruante në 10 janar të këtij viti moderatorja.
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...