Motra e nëna vdiqën për Jehovain, flet e mbijetuara: Ju si dini sakrificat tona për ringjalljen!

00:22 | 3 Korrik 2020
Trina Galanxhi

“Ju nuk e dini çfarë sakrificash kemi bërë ne për të arritur ringjalljen”

Kështu është shprehur e mbijetuara e vetme e familjes Josifi në Tiranë, ku e ëma Zhaneta Josifi, dhe Anisa Josifi u gjeten të vdekura në banesë, të vetëflijuara për ringjalljen.

Një ngjarje horrori është zbuluar sot në Tiranë në zonën e Kombinatit ku nëna me dy vajzat, besimtare të sektit të Jehovait, kanë vetëflijuar veten për ringjalljen.

Detaje të reja bëhen me dije në lidhje me e zbuluar sot në Kombinat, ku nënë e bijë, Zhaneta Josifi 56-vjeç dhe Anisa Josifi 30 vjeç u gjetën të pajeta, ndërsa vajza tjetër e familjes Blerta Josifi u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

30-vjeçarja Anisa Josifi dyshohet të ketë humbur jetën 5 muaj më parë, pasi prej asaj kohe nuk ka kontaktuar me asnjë familjar dhe të afërm.

Detaj horror është fakti që për të mos u dekompozuar, nëna dhe motra, besimtare të sektit fetar, “Dëshmitarët e Jehovait” ia lyenin trupin me një solucion për ta ruajtur nga dekompozimi dhe e mbulonin me kuvertë dhe batanije.

Ato besonin tek ringjallja pas vdekjes, ndaj edhe e ndërmorën aktin e rëndë.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë vajza tjetër e familjes, Blerta Josifi ka qenë në gjendje kritike për jetën por ka mundur të flasë për punonjësit e policisë që ranë në kontakt me të.

“Ju nuk e dini çfarë sakrificash kemi bërë ne për të arritur ringjalljen”, është shprehur ajo.

Burimet bëjnë me dije se edhe nënën dhe vajzën tjetër janë gjetur të lyera me vaj dhe uthull.

Dyshohet se e gjithë familja ka qënë predikuese e kësaj sekti fetar, ndërkohë prej dy vitesh jetonin të izoluar nga jeta shoqërore në zonë./albeu/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme