Një aksident tragjik i mori jetën në Rosignano (Livorno) të Italisë një 34-vjeçari me origjinë shqiptare, orët e vona të së shtunës.
Sipas mediave italiane, Françesk Zhuta udhëtonte me motor, kur u përplas me një makinë Audi Q3, në rrethana momentalisht të paqarta.
Për pasojë, i riu humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një pemë në anë të rrugës.
Kalimtarë të rastit, por edhe shërbimet e emergjencës i shkuan në ndihmë 34-vjeçarit, por fatkeqësisht plagët e marra ishin të rënda dhe ai gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.
Autoritetet policore ndaluan shoferin e makinës, një 57-vjeçar dhe nisën hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit të rëndë./tvklan.al
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës