Moti sot në Shqipëri

08:13 | 29 Janar 2019
A. B.

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë orët e para të ditës në të gjithë Shqipërinë.

Më të dendura paraqiten në zonat malore duke gjeneruar dhe reshje shirash.

Pasditja dhe nata pritet të vijojnë me reshje të pakta për zonat jugore dhe qendrore, ndërsa pjesa tjetër e territorit mbeten me kthjellime dhe vranësira e reshje të izoluara.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C. Era pritet të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme