Google ADS

Moti sot në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në 33 gradë

07:22 | 1 Korrik 2024
E.H

Shqipëria vijon nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta deri mesatare. Orët e pasdites do të sjellin vranësira më të shpeshta nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajet verilindor dhe juglindor.

Gjatë natës pritet zhvillim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulet maksimumi duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera minimale deri në 33°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor. Për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim të ulët./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme