Moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare ndërsa vranësirat më të theksuara paraqiten në zonat përgjatë shtrirjes lindore.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira disi më të shpeshta në një pjesë të mirë të territorit, megjithatë mundësia për reshje është zero.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera minimale deri në 28°C maksimalja në rang territori.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi verior. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë./Arbresh.info
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...