Ditën e enjte, territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mesditës të cilat në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara.
Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 12 m/sek.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 10 deri 27°C
në zonat e ulëta 11 deri 30°C
në zonat bregdetare 14 deri 29°C./tch
Kim Jong Un ndalon ngrënien e “hotdogëve” dhe divorcet në sh...
Ekspertët alarmojnë: Virusi i ri kinez, tashmë ka prekur Bri...
Ishte katër vite pjesë e skuadrës, City po mendon për një ri...
Krasniqi mban takim me shtabin zgjedhor në Mitrovicë
Gyokeres merr vendimin nëse do të largohet nga Sportingu në ...
Pamela Anderson ëndërronte të martohej me Michael Jacksonin