Moti sot në Shqipëri, parashikohet të ketë reshje shiu në të gjithë vendin

08:00 | 12 Nëntor 2023
E.H

Sipas MeteoAlb, territori i Shqipërisë do të mbetet sërisht nën dominimin e vranësirave dhe shirave, por me intensitet të ulët ku më të theksuara shirat do të paraqiten në zonat veriore dhe qëndrore tëshqipërisë.

Në majat e malve do të shfaqen reshje të izoluara dëbore, kryesisht në verilindje të Shqipërisë.

Orët e pasdites sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin dhe për pasojë kthjellimet dhe vranësirat e herë pas-herëshme do të jenë prezente deri vonë në mbrëmje kur priten sërisht vranësira dhe shira në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita sjell rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme