Shqipëria edhe sot do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë kontinentale duke sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe të ftohtë.
Më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht në zonat e ulëta. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin herë pas here kalime vranësirash të pakta nëpër të gjithë territorin, megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të ulëta në mëngjes, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -6°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 11°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht lindor duke krijuar në brigjet detare valëzim të ulët./abcnews.al
Shqipëria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Hamas
BE, thirrje Malit të Zi të intensifikojë përpjekjet për të m...
Ambasada britanike: Mbretëria e Bashkuar mbështet rrugëtimin...
Pacolli: Sot, Mitrovica është më ndryshe, por Kosova edhe më...
Elezi (KQZ): Jemi në kontakt me Dhomat e Specializuara për v...
Krasniqi nga Drenica: PDK, forca kryesore politike – ka në A...