Moti sot në Shqipëri

08:28 | 25 Janar 2018
Arbresh.info

Kthjellimet vijojnë dominimin e tyre në të gjithë territorin deri në orët e vona të pasdites kur shfaqen vranësira kalimtare në zonat Veriore dhe Verilindore.

Në mbrëmje por kryesisht gjatë natës vranësirat shtohen në Veri si edhe shtrihen gradualisht deri poshtë, në zonat Qendrore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por rritje më të ndjeshme do të shënojnë vlerat termike të mesditës.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë duke arritur shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi Juglindor ndërsa në det dallgëzimi mbetet 2 ballë. /albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme