Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime në një pjesë të madhe të territorit megjithatë nuk do të mungojë edhe prezenca e vranësirave mesatare e hera-herës deri të dendura në relievet malore të vendit. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore në veri e lindje të territorit. Mjegull e dendur lokale / mjegullinë gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore.
Era parashikohet të jetë me drejtim verilindje – lindje me shpejtësi mesatare 2-9m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare kryesisht në veri era do të fitojë shpejtësi 9-16m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë./atsh
Rubio, Kallas biseda e parë telefonike mbi Ukrainën, Iranin ...
Rama: Politika shqiptare, një kaos koloristik
Bllokohet rruga në Kralevë të Serbisë nga protestuesit, Poli...
Ylli Limani dhe Kidda zbulojnë pak nga bashkëpunimi i tyre
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq “sakrifikoi” kr...
Haradinaj: S’do të ketë pensione nën 500 euro