Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre edhe gjatë ditës së enjte në Shqipëri, duke sjellë mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit. Kjo situatë meteorologjike do të na shoqërojë deri vonë gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Fierit.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë./abcnews.al
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...