Për javën që presim përpara Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Falë tërheqjes graduale të Anticiklonit Afrikan dhe qarkullimit të një qendre me presion atmosferik të ulët si dhe masave ajrore më të freskëta e relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.
Për pjesën më të madhe të ditëve moti përgjatë Ultësirës Perëndimore e bregdet pritet të jetë kryesisht i kthjellët si dhe vranësira kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në orët e nxehta të ditës pra kryesisht në orët e drekës deri ato të pasdites. Këto vranësira në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në relievet malore në lindje reshjet lokalisht me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndimi me shpejtësi 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe ato luginore era fiton shpejtësi 10-12m/sek. Duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcë 1-3 ballë.
Prezencë të grimcave të rërës së Afrikës së Veriut në ajër./tch
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...