Sipas MeteoAlb, kthjellimet do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë territorin e Shqipërisë, por herë pas here do të shfaqen kalime vranësirash, më të dukshme në zonat veriore dhe qendrore.
Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të kenë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke larguar vranësirat nga i gjithë territori i vendit për të ri-kthyer motin e kthjellët dhe temperaturat e larta në te gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në orët e mëngjesit, por mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 36°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri në 2 ballë./tvklan.al
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh