Moti sot në Shqipëri

08:20 | 27 Dhjetor 2022
Vjollca Gajraku

Një zonë e zgjeruar me presion të lartë atmosferik vijon të mbajë mot të thatë me mungesë të reshjeve në gadishullin e Ballkanit dhe në vendin tonë në fundin e muajit Dhjetor.

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim në zonën veriore ku do të ketë reshje të pakta . Era do të jetë me drejtim Jug – Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehta në mesditë./rtsh

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      3/14°C

Zona e ulët         4/18°C

Zona bregdetare 10/18°C

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme