Kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare do të karakterizojnë kushtet e motit në Shqipëri. Sërish më të përqendruara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me mot të kthjellët në zonat e ulëta dhe ato bregdetare duke lënë me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme zonat malore. Parashikohet që edhe gjatë natës të mos ketë ndryshime të kushteve të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominante.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të larta në të dy vlerat ekstremale të ditës, termometri në zonat e ulëta do të ngjitet deri në 27 gradë C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...