Moti sot në Shqipëri

08:01 | 6 Tetor 2022
E.H

Sipas MetoAlb, Shqipëria pritet të dominohet gjatë paradites nga moti i kthjellët në pothuajse të gjitha zonat e vendit.

Gjatë mesditës parashikohet të ketë kalime të pakta vranësirash në zonat malore, por do të mungojnë reshjet e shiut.

Zonat bregdetare dhe pjesërisht qytetet e zonës së ulët pritet të mbeten në dominimin e motit të kthjellët edhe në orët e pasdites e të mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë./tvklan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme