Google ADS

Moti sot në Shqipëri

07:17 | 29 Gusht 2022
A Z

Deri në orët e mesditës vendi do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në pothuajse të gjithë territorin.

Por parashikohet që në orët e mesditës dhe në vijim të kemi zhvillime të përkohëshme të vranësirave duke krijuar mundësi për rrebeshe afat-shkurtra shiu në zonat malore dhe pjesërisht në zonën e ulët.

Sipas Meteoalb, mbrëmja largon vranësirat duke përmirësuar dukshëm kushtet e motit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por kostante mbeten në mesditë duke u luhatur në vlerat ditore nga 14°C deri në 35°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./abcnews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme