Edhe gjatë ditës së nesërme, moti do të mbetet i paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominant por herë pas here do të kemi edhe intervale të shkurta me kthjellime.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira në dy ekstremet verior dhe jugor duke lënë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta zonat qendrore të vendit. Parashikohet që në orët e vona të natës të ketë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë prezent në të gjithë territorin.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita nuk do të ketë shumë ndryshim të tyre. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 2- 3 ballë./Albeu.com/
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024