Moti sot në Shqipëri

09:03 | 29 Tetor 2021
Arbresh.info

Shqipëria sot do të ketë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta duke sjellë kështu mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Sot temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 13°C, në zonat e ulëta nga 09°C në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 23°C, shkruan TCH.

Era do të fryjë në drejtim Lindor-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 01°C në 11°C dhe në zonat e ulëta nga 04°C në 15°C.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme