Shqipëria do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, për pasojë kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të dominojnë pjesën më të madhe të tij. Përjashtuar, zonat verilindore dhe juglindore të cilat do të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira më të shpeshta.
Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë me mot të kthjellët në ultësirën perëndimore duke lënë me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme zonat malore përgjatë kufirit lindor.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rritje të ndjeshme të tyre. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 – 2 ballë.
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin