Google ADS

Moti sot në Shqipëri

08:34 | 4 Maj 2021
Arditë Shkodra

Sipas MeteoAlb vijon moti me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin, kushte të cilat mbeten prezente deri pas mesditës kur vranësirat bëhen më të dendura, por sërish vendi rrezikohet vetëm nga ndonjë shi afatshkurtër dhe kryesisht në zona të izoluar në Lindje të vendit.

Temperaturat e ajrit vijojnë me rënie prej 1-2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke ulur vlerat minimale dhe maksimale në rang territori nga 7°C në 24°C.

Era do vijojë të fryjë e lehtë në tokë por mesatare në bregdet ndërsa disi më e fortë paraqitet era në hapësirat detare të Jonit ku pritet shpejtësia prej 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor gjatë gjithë ditës duke ruajtur në brigjet detare dallgëzimin 3 – 4 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme