Moti sot në Shqipëri

08:38 | 4 Dhjetor 2020
A. B.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Në zonat e thella të verilindjes do të ketë reshje bore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të ndejshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 13°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme