Google ADS

Moti sot në Shqipëri

08:59 | 6 Mars 2019
Arbresh.info

Moti në Shqipëri për ditën e sotme parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët në orët e para të 24 orëshit në veriperëndim dhe në qendër të vendit. Pas orës 10:00 do të kemi ndërprerje të reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jug 1-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare deri 18m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 me lartësi vale 1.0-1.5 metër./ATSH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme