Moti sot në Shqipëri

08:32 | 30 Janar 2019
A. B.

Shqipëria do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë kryesisht i vranët me intervale të shkurtra e lokale kthjellimi. Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë vendin.

Në orët e pasdites, në Ultësirën Perëndimore reshjet do të bien me një intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash, ku si pasojë e tyre pritet të ketë edhe mjegullinë. Era do të fryjë në drejtimin Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi 1-10 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 0-1 ballë në detet Adriatik e Jon.

Temperaturat parashikohen në vlerat e mëposhtme:

Shkodër 6/13 re shi

Kukës 4/11 re shi

Lezhë 7/12 re shi

Dibër 2/9 re shi

Durrës 7/14 re shi

Tiranë 6/13 re shi

Elbasan 4/13 re shi

Berat 5/12 re shi

Vlorë 6/11 re shi

Korçë 0/6 re shi

Gjirokastër 4/11 re shi

Sarandë 6/14 re shi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme