Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë gjatë gjithë ditës territorin shqiptar, përjashtuar orët e mesditës.
Në ekstremet veri-verilindje, do të ketë zhvillim të vranësirave lokale dhe mundësi për shira të izoluar.
Pasditja dhe orët vijuese do të jenë kryesisht në kushtet e motit të kthjellët me vranësira të shpeshta në të gjithë vendin. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit, por mesdita sjell rritje me 2-3 °C të vlerave termike, duke u luhatur nga 7-24 gradë C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veri-verilindor duke krijuar në det dallgëzim 1-2 ballë.
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...