Sot dhe nesër, sipas IGJEUM, priten reshje dëbore në zonat malore në 400 m mbi nivelin e detit.
Por Instituti i Gjeoshkencave parashikon që dëborë do të ketë edhe në disa zona të kufizuara, më poshtë se ky nivel.
Parashikimi për përmbytje
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se ditën e sotme në pjesën e poshtme fushore të Lumit Vjosa do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve. Prurjet dhe nivelet më të larta do të vërehen përgjatë ditës së sotme. Në ditën e nesërme dhe në vazhdim, Lumi Vjosa do të ketë ulje të ndjeshme të nivelit dhe të prurjeve. Përgjatë dy ditëve në vazhdim prurjet dhe nivelet në Lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të jenë të qëndrueshme me tendencë në ulje. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kenë ulje të prurjeve dhe niveleve dhe nuk paraqesin rrezik. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
Reshjet
Sot pasdite (e mërkurë, dt.14) deri nesër në mesditë (e enjte, dt.15) priten reshje të dobëta, lokalisht deri mesatare në qarqet e Vlorës, Gjirokastrës dhe Korçës (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zonat malore priten reshje dëbore në 500m mbi nivelin e detit (në veri-lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel). (shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)
Temperaturat
Nesër (e enjte, dt.15) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 4 / 11
në vendet e ulëta: 0 / 10
në vendet malore: -4 / 4 °C.
Era
Sot (e mërkurë, dt.14) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet, ndërsa nesër (e enjte, dt.15) pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet./SYRI.net
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...