Google ADS

Moti në Shqipëri

08:16 | 21 Qershor 2018
Arbresh.info

Vijojnë kthjellimet me vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore por më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat Lindore dhe pjesërisht në Qendër ku priten shira afatshkurtër.
Pasditja vijon me shira afatshkurtër në Juglindje por shira të izoluar në Veri dhe Qendër.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mbeten konstante vlerat termike të mesditës duke ruajtur maksimumin mbi 32°C.

Era do të fryjë kryesisht lehtë, me shpejtësi deri 27 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1-2 ballë.

,

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme