Moti në Shqipëri, reshje shiu në disa zona

08:46 | 10 Shtator 2022
L G

Vranësirat e shpeshta do dominojnë në pjesën më të madhe të ditës në pothuajse gjithë Shqipërinë, të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar në Shqipëri reshje të pakta shiu.

Sipas MeteoAlb, pritet që më të fokusuara reshjet të jenë në zonat veriore. Por pas orëve të pasdites pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 31°C.

Siç njofton Tch, era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor kryesisht duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme