Google ADS

Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu, temperaturat të pandryshueshme

07:28 | 3 Shkurt 2025
E.G

Ditën e sotme Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh kryesisht në pjesën e parë të ditës përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Pritet prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët deri mesatar në ekstremet veri dhe jug të territorit që në orët e para të ditës e në dobësim gradual në veri. Në orët e para të mbrëmjes pritet ndërprerja graduale e tyre.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina do të fitojë shpejtësi 20m/sek e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore -2 deri 16°C;

Në zonat e ulëta 6 deri 17°C;

Dhe në bregdet 5 deri 17°C.

/RTSH/

 

Të ngjashme

Foto lajm