Të ndodhur në stinën e pranverës temperaturat e ajrit janë në rritje dhe një paqëndrueshmëri e lehtë mjafton të kthejë motin nga të kthjellët në të vranët si dhe rreshje shiu afatshkurtra por të rrëmbyeshëm.
Në këtë mënyrë dita e shtunë parashikohet që të nisë fillimisht me diell e vranësira kalimtare.
Më pas në orët e nxeta të ditës (mesditë deri pasdite) do të kemi shtim vranësirash deri në të dendura kryesisht relievet kodrinore – malore.
Në një pjesë të madhe të territorit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale. Por përreth zonave malore reshjet në kohë afatshkurtër do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Këto rreshje hera-herës janë të rrëmbyeshme.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era hera-herës intensive dhe shpejtësi që arrin deri në 12-15m/s./SHNU
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare