Moti në Shqipëri me vranësira

07:46 | 9 Dhjetor 2024
E.G

Kjo javë në Shqipëri do të jetë “normale” dimri, si pasojë e një qendre të thellë e presionit të ulët që ndikon jo vetëm mbi vendin tonë, por edhe në pjesën më të madhe të Evropës. Nuk do të mungojnë ditët me reshje shiu, në relievet malore reshjet e dëborës, ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore do të ketë edhe ditë me diell (kthjellime afatshkurtra).

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak i Shqipërisë, njofton se për ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell, kryesisht përgjatë zonave të ulëta. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët ndërsa në zonën e veriperëndimit dhe jug reshjet me intensitet të ulët deri mesatar. Lokalisht dhe në periudha tepër afatshkurtra në këto zona reshjet me intensitet deri dhe të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në relievet malore në lartësitë mbi 700-800 metra priten reshje dëbore me intensitet të ulët lokalisht mesatar.

Po ashtu edhe për ditën e martë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet malore në lartësitë mbi 700-800 metra priten reshje dëbore me intensitet të ulët lokalisht mesatar.

Duke filluar nga dita e mërkurë moti kryesisht parashikohet të jetë me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare, të cilat në zonën e veriut dhe qendër do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Ndërsa për ditën e enjte dhe atë të premte pritet mot kryesisht i kthjellët me alternime vranësirash kalimtare./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme