Google ADS

Moti në Shqipëri me kthjellime dhe vranësira në mesditë

07:26 | 20 Dhjetor 2023
E.G

Anticikloni subtropikal vijon të dominojë europën perëndimore i shtrirë deri në pjesën e europës verilindore duke mbajtur stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë.

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim mesatare shtresore. Era do të fryjë me drejtim jug (S) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore 2/11°C

– Zonat e ulëta 6/17°C

– Zonat bregdetare 10/17°C

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme