Dita nis me mot të kthjellët dhe alternime vranësirash të cilat gjatë pjesës së dytë të ditës do të shtohen duke sjellur reshje të izoluara dhe mesatare. Reshjet fillimisht do të nisin në juglindje pastaj do të shtrihen në të gjithë territorin. Në zonat kodrinore nuk përjashtohet mundësia për rebeshe dhe stuhi të shkurta.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 16º në 28ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 35ºC dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 36ºC.
Era do të fryejë në drejtim Veripërëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 14ºC deri në 26ºC dhe në zonat e ulëta nga 19ºC në 28ºC.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA