Moti në Shqipëri, kështu do të jetë fundjava dhe java e dytë e korrikut

08:21 | 7 Korrik 2018
Arbresh.info

Si do të jetë moti ne fundjavë dhe java e dytë e korrikut?

Meteoalb njofton se të shtunën dhe të dielën, bregdeti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare; më të dukshme pasditen e së dielës, kryesisht në veriperëndim. Ndërsa zonat e ulëta por kryesisht ato malore, gjatë të dy pasditeve të fundjavës do të kenë vranësira të shpeshta dhe shira të përkohshëm të cilët pasditen e së shtunës fokusohen kryesisht në Veri – Verilindje por pasditën e së dielës, zhvendosen kryesisht në Juglindje dhe pjesërisht në zonat Qendrore të Shqipërisë.

Sipas Meteoalb, fundjava sjell freskim të ndjeshëm të motit si pasojë e masave ajrore që vijnë nga Europa Veriore duke bërë që maksimumi termik në territor të ulet në 32°C, vlera këto tipike të muajit korrik. Në të njëjtat vlera termike Shqipëria vijon pjesën e parë të javës që vjen por sërish pas të enjtes pritet rritje e ndjeshme e temperaturave duke kulmuar fundjavën tjetër në vlera maksimale mbi 34°C.

Përsa i përket prezencës së shirave në javën e dytë të korrikut, do të jenë prezente gjatë pasditeve në formën e rrebesheve të shkurtra kryesisht në Veri dhe zonat Lindore por shumë pak rrezikohen zonat Qendrore ndërsa bregdeti vijon në kushtet e motit kryesisht të kthjellët.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme