Moti në Shqipëri

23:30 | 3 Mars 2019
Arbresh.info

Dimri dhe ditët e ftohta duket se kanë përfunduar. Dita e sotme ka qenë një ditë me diell dhe mot pranveror, por edhe java që kemi përpara do të jetë e njëjtë.

Sipas asaj që raportojnë portalet më të njohura botërisht për parashikimin e motit, Accuweather dhe Il Meteo, 7 ditët e ardshme do të karakterizohen nga një mot I kthjellët me temperatura që në ditë të caktuara do ti kalojnë vlerat e 20 gradë celcius

Sipas “Accuweather”, dita më e nxehtë e javës, do të jetë e enjta dhe që përkon edhe me 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, me temperatura që pritet të shkojnë deri në 25 gradë celcius.

Sa i përket fundjavës, temperaturat maksimale do të variojnë nga 18 deri në 20 gradë celcius.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme