Mesdita e së hënës ka rikthyer reshjet në të gjithë Shqipërinë. Shqipëria e mesme dhe jugu janë përfshirë nga reshjet e shiut, ndërsa veriu dhe verilindja nga dëbora.
Sinoptikanët parashikojnë që sistemi i reshjeve të intensifikohet në orët e para të së martës. Po ashtu edhe temperaturat kanë regjistruar rënie, e cila do të vijojë gjatë gjithë kësaj jave.
“Në zonat verilindore do të ketë një sasi të konsiderueshme dëbore deri në 50 cm ndërsa pjesa tjetër në formën e shiut. Rënia do të vijojë deri në fundjavë. Pritet që minimumi në Shqipëri do të shkojë deri në minus 10 gradë ndërsa maksimumi deri në 11 gradë celcius.”-u shpreh sinoptikania.
Këto temperatura janë shumë më të ulta se ato që jemi mesuar të përjetojmë në muajin Shkurt. Megjithatë sinoptikanët thonë se java e tretë e muajit Shkurt do të sjellë përmirësim të motit dhe rritje graduale të temperaturave duke i përafruar ato me stinën ku jemi.
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq