Moti në Shqipëri

09:25 | 15 Shtator 2018
Arbresh.info

Gjatë gjithë ditës së sotme vranësirat paraqiten të shpeshta në territon, por herë pas here ndërpriten nga intervale me kthjellime.

Gjatë orëve të mbrëmjes priten kthjellime graduale në Ultësirën Perëndimore, por zonat malore mbeten me vranësira deri në mesnatë, duke sjellë shira të dobët në zonat e izoluara malore.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por një rënie të lehtë do të sjellë mesdita, kur pritet që maksimumi të shënojë deri në 31 gradë Celcius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 kilometra në orë nga drejtimi Perëndimor, ndërsa në det dallgëzimi vijon 1-2 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme